Vjosa Osmani: Jo gjithsesi do të jem në Qeverinë Kurti

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, tha sonte se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e Qeverisë që do të mund të drejtohej nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në një intervistë për KTV, Vjosa Osmani ka thënë se jo gjithsesi do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Nuk e kam të domosdoshme as njërën (të jem pjesë e Qeverisë) as tjetrën (postin e kryeparlamentarit. Nuk është çështje për të cilën kam vendosur ende. është vendim që më takon mua dhe LDK-së, e assesi Vetëvendosjes”, tha Vjosa Osmani në Rubikon.

Kandidatja e LDK-së tha se nëse arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje nuk do të jetë ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, por ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Drejtues të VV-së dhe të LDK-së janë takuar sot për të biseduar për marrëveshjen për bashkëqeverisje pasi dy partitë dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Nis takimi Kurti – Mustafa