Vjosa Osmani flet për kandidaturën e saj të mundshme për kryeministre

Vjosa Osmani, e përfolur si kandidate e mundshme për kryeministre nga radhët e LDK-së, e ka konfirmuar se çështja e kandidatit nuk ka marrë epilog përfundimtar në mbledhjen e fundit.

“Ende nuk kanë përfunduar temat për të cilat kanë diskutuar gjatë kësaj mbledhje”, tha Osmani.

Ajo u pyet edhe për kandidaturën e saj për kryeministre.

“Ende nuk kanë përfunduar temat për të cilat kemi diskutuar, besoj se prononcimet do t’i merrni ndërkohë. Këto vendime do të merren shumë shpejt, besoj në ditët në vijim”, tha ajo.

Gjithashtu Osmani është pyetur edhe mungesën e Lutfi Haziri dhe Agim Veliu në këtë mbledhje të kryesisë, por ajo nuk ka dashur të jep detaje duke sugjeruar që të pyetën personat e apostrofuar.