Foto-ilustrim

Vjedhje në një pompë të derivateve në Pejë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur dyshohet se kanë marrë të hollat dhe telefonin personal nga xhepi i një personi tjetër në një pompë të derivateve në Pejë.

Pas grabitjes të gjerave personale të viktimës të njëjtit dyshohet se kanë hyrë në zyrë të pompës dhe kanë grabitur të holla.

“Të dyshuarit gjatë grabitjes e kanë goditur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur me 8 shkurt rreth orës 01:00.

Në njoftimin e Policisë thuhet se një ditë pas rastit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre të dyshuarit ndërsa një i dyshuar tjetër është  i njohur për policinë dhe gjendet në arrati.

“F. O. lindur më 1985, F.R. lindur më 1995, O.H. lindur më 1999. Pas intervistimit tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë”, bënë të ditur Policia.