Vjedhje e rëndë në Novobërdë

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Novobërdë në mes 12.06 dhe 13.06.2024.

Sipas ankuesit i cili e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, dyshohet se persona të panjohur kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme nga shtëpia e tij.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore.

Nuk raportohet për të arrestuar.