Vitia vazhon të jetë në karantinë, Policia ruan “kufijtë”

Pasi 7 persona u identifikuan si të infektuar me coronavirus në Viti, ky qytet është vënë në karantinë tash e disa ditë.

Në fotografitë që ka siguruar KALLXO.com nga qyteti i Vitisë vërehet se policia akoma është duke ruajtur “kufijtë komunal” të vendosur nga java e kaluar.

“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë urdhërat derisa të na vie një vendim tjetër. Në qytet nuk do të lejohen të hyjnë qytetarët përveq rasteve urgjente si dhe nuk do të lejohen të dalin qytetarët po ashtu përveq rasteve urgjente”, tha zyrtari Policor i cili ishte në magjistralen që dërgon nga Vitia për Gjilan.

Brenda qytetit akoma vazhdon të jetë gjendje e qetë, tipike për situatën e tanishme.

E kjo pasi që nga Stublla e Vitisë ishte personi i parë në Kosovë i cili doli të jetë pozitiv me virusin Covid-19.

Kujtojmë se deri tani në vendin tonë janë prekur mga virusi 20 persona, e nga ta 7 janë nga Stublla e Vitisë.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi, duke bërë që

Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina të futen në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus.