Viti, i dyshuari godet me veturë murin e shtëpisë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Tërpezë të Vitisë.

Një person derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugën me ngrica, ka humbur kontrollin ndaj veturë dhe është goditur në një mur të një shtëpie.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit  dhe pasagjerja.

Pas tretmanit mjekësor pasagjerja është liruar për në shtëpi ndërsa drejtuesi i automjetit po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm.