Virusi prek 30 fëmijë nga Prishtina

Coronavirusi ka prekur foshnjet dhe fëmijët në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar statistikat për grupmoshat e prekura nga pandemia e coronavirusit.

Përmes një tabele bëhet e ditur se nga mosha zero deri në katër vjeç deri më tani janë prekur nga COVID-19 30 fëmijë, 19 prej tyre janë shëruar dhe 11 të tjerë janë raste aktive.

Ndërsa, nga mosha pesë deri në 14 vjeç janë infektuar 59 fëmijë, 35 janë shëruar dhe 24 prej tyre janë ende aktiv.

Nga kjo pandemi ditë më parë është prekur edhe një foshnje e posalindur.

Foshnja është trajtuar rreth një javë në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë.

COVID-19 tash e katër muaj ka prekur mbi 5 mijë qytetarë të Kosovës.

Në konferencën e mbajtur pak më parë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, behet e ditur se sot kanë rezultuar pozitiv edhe 119 raste positive me COVID-19, 92 janë shëruar dhe katër të tjerë kanë vdekur.

Në total janë 5237 persona të infektuar nga coronavirusi, 2462 prej tyre janë shëruar dhe 112 kanë vdekur.