Foshnja e posalindur e prekur nga COVID-19 lirohet nga spitali

Foshnja e posalindur e cila u lajmërua para disa ditësh si e infektuar me COVID-19 në Kosovë, është liruar nga Klinika e Neonatologjisë. Gjendja shëndetësore është e mirë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klinikës dr. Xhevdet Gojnovci. Ai ka thënë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po mund t’ju konfirmoj se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është liruar në shtëpi me peshë 5040 gramë”, ka deklaruar Gojnovci për Express.

I porsalinduri me moshë njëmuajshe ishte foshnja e parë e konfirmuar pozitive me Covid-19. Foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në klinikën e Neonatologjisë dhe tani është bashkuar me prindërit e saj.
RTK