Vidhen 20 kilogramë mjaltë në Leposaviq

Një person nga fshati Mutivodë të Leposaviqit ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vjedhur një DVR të kamerave dhe 20 kilogramë mjaltë.

Sipas raportuesit, personat e panjohur kanë hyrë me forcë në dy shtëpi të pabanuara.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Rasti është raportuar në ora 11:30.