Zyra për komunitet në Zubin Potok Foto: KALLXO.com
VIDEO - Vizitë në zyrat e modifikuara të kryetarëve të Zubin Potokut e Zveçanit
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit Ilir Peci tash e disa ditë janë duke i drejtuar komunat nga objektet alternative.
Zyra për komunitet në Zubin Potok e cila ndodhet në fshatin Qabër është duke u shfrytëzuar si zyre e punës nga Izmir Zeqiri i cili vie nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në kohën kur KALLXO.com ishte në këtë zyre gjatë të mërkurës, kryetari, madje askush nga stafi i tij nuk ishin aty, derisa dera ishte e mbyllur me çelës.
Kryetari i ri i Zveçanit Ili Peci detyrat e tij po i kryen nga zyra e regjistrimit civil në fshatin Lipë të kësaj komune.
Të dy kryetarët që vinë nga PDK kanë vendosur që punët e tyre t’i kryen nga objektet alternative, kjo pasi që qytetarët serb që nga e hëna janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve në objektet komunale në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.
Zeqiri e Peci të hënën zhvilluan një takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, dhe nga e hëna janë duke punuar në objekte alternative.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit të mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës, kryetar kryetari i ri i Zubin Potokut, u zgjodh Izmir Zeqiri nga PDK, në Zveçan Ilir Peci, po ashtu nga PDK-ja, ndërsa në Leposaviq Lulzim Hetemi nga LVV-ja.
Qytetarët serbë të cilën bojkotuan këto zgjedhje që nga e premtja janë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve në objekte.
Në protestën e mbajtur të hënën pas përplasjes mes KFOR dhe qytetarëve serbë janë lënduar 30 pjesëtarë të KFOR-it.
SHBA-të kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kryetarët të punojnë në objekte alternative dhe policia e Kosovës të tërhiqet nga këto komuna.
SHBA të martën vendosi për sanksione ndaj Kosovës duke e përjashtuar nga Defender 23, si dhe disa masa të tjera.
Kriza në veri – Sanksione serioze të SHBA-së ndaj Kosovës, përjashtohemi nga Defender 23