VIDEO - Rruga në 'lloq' që po vështirëson qarkullimin e njerëzve në Bardhosh

Afër 600 metra të rrugës “Ballshi” në fshatin Bardhosh të Prishtinës vazhdon të jetë në baltë.

Banori Arton Behrami tregon se vështirësitë në qarkullim janë më të dukshme pasi prindërit e tij janë të sëmurë. E  problem, sipas tij ka hasur edhe autoambulanca për t’u afruar te shtëpia e tij.

“Ndihma e shpejtë nuk ka ardhë deri të shtëpija sa herë e kemi thirrë, shkaku i rrugës, janë frigu që po mesin në lloq. Jemi detyru me afru me veturë deri tek rruga kryesore, pastaj me transportu me ambulancë”, rrëfen Behrami për KALLXO.com

Ai deklaron se edhe në kohën kur ka të reshura të borës është i pamundur qarkullimi.

Sipas tij, me vetinciativë e kanë shtruar më zhavorr tri herë.

“… por kot, si po bjen shi, menjëherë hjeket zhavorri, e kthehet gjendjen e mëparshme”, shton Arton Behrami nga Bardhoshi.

Ai thotë së kanë bërë edhe ankesa në Komunën e Prishtinës por pretendon se përgjigja e komunarëve ka qenë që “nuk ka fonde”.

Përtej asaj, Behrami thotë se kjo rrugë është lidhëse, pasi shfrytëzohet si rrugë alternative për magjistralen Podujevë – Prishtinë.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës lidhur me këtë rrugë, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.

Këto janë pamjet nga fshati Bardhosh i Prishtinës: