Rruga "Muharrem Fejza"

Nesër asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, kërkohet të mos parkohen veturat në dy ditët e ardhshme

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati 1”.

Në njoftimin e komunës u bëhet thirrje qytetarëve që të mos parkojnë veturat gjatë kësaj periudhe dhe ata që i kanë lënë aty, t’i largojnë.

“Nesër me datë 12.10. 2021 si dhe pasnesër me datë 13.10.2021, do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, prandaj bëjmë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë”, thuhet në njoftim.

Rikonstruktimi i rrugës “Muharrem Fejza” ka nisur në muajin prill dhe ka qenë në plan të përfundojë për 120 ditë pune, por punimet janë zvarritur për shkak të punës nga operatorë tjerë që kanë kryer instalime nëntokësore si KEDS, Termokos, Ujësjellësi dhe operatorë të internetit.

Në muajin gusht komuna bëri shtrimin e 200 metrave të para të kësaj rruge dhe ka qenë në pritje të Termokos për vazhdim të mëtejshëm.

Projekti për rrugën “Muharrem Fejza” ka kushtuar 700 mijë euro.