Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Për dy ditë do të mbyllet përkohësisht qarkullimi në një pjesë të rrugës 'Muharrem Fejza'

Më datë 8 dhe 9 prill do mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”, në drejtim të lagjes Mati në kryeqytet.

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave në komunë ka bërë të ditur se është duke realizuar punimet për asfaltim në këtë rrugë.

Rruga do jetë të mbyllur nga ora 08:00-18:00.

“Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e premte dhe të shtunë, përkatësisht me datë 08 prill 2022 dhe 09 prill 2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, thuhet në njoftim.

Rruga “Muharrem Fejza” është në mesin e rrugëve më të diskutuara të Prishtinës, pasi rregullimi i saj po zgjat tash e një kohë.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Më poshtë gjeni situacionin e rrugës “Muharrem Fejza” që do të asfaltohet.