Trafiku, rruga Prishtinë-Mitrovicë- 28 korrik 2022

VIDEO - Radhë të gjata veturash në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një kolonë e gjatë veturash është krijuar rrugës për në Mitrovicë sot pasdite.

Kështu është parë në një video të dërguar në redaksinë e KALLXO.com.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për KALLXO.com se  kolona është shkaktuar si shkak i fluksit të veturave.

Ai shtoi se janë edhe punimet në rrugë që janë duke u zhvilluar në zonën e Stanovcit.