(VIDEO) Protestë në anën e Serbisë në afërsi të kufirit në Jarinjë

Në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, në pjesën e shtetit serb, KALLXO.com merr vesh se janë mbledhur një grup i qytetarësh si shenjë proteste.

Në videot e siguruara shihen disa persona të cilët hedhin fishekzjarre në drejtim të pikës kufitare.

Sot që nga ora 7 e mëngjesit qytetarët serb janë mbledhur në Manastirin e Graçanicës për të kremtuar festën e Vidovdanit.

Pjesëmarrës në pjesën e parë të festës ishte edhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Gjatë liturgjisë së parë janë ndarë edhe disa mirënjohje për disa personalitete që janë veçuar.