VIDEO-Policet e Kosovës pjesë e paradës së policeve në Alaskë

Në Alaskë në Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) është mbajtur parada ndërkombëtare e femrave police, në të cilën kanë marrë pjesë edhe femrat police nga Kosova dhe Shqipëria.

“Sot e kishim një ditë madhështore që ishte paradë ndërkombëtare e femrave police që në mesin e tyre ishin femrat police nga Kosova dhe Shqipëria dhe na bëjnë të jem krenar me motrat tona”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, Sokol Ymeri që jeton dhe vepron në Alaskë.

Parakalimi i policeve nga Kosova, mund të shihet në video nga minuta e 02.06./rtk