VIDEO - Momenti kur Dardan Molliqaj godet me shuplakë policin në protestë

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka goditur me shuplakë një polic, në protestën e organizuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Gjatë protestës, kordoni i Policisë së Kosovës u thye nga protestuesit, ndërkaq në pamje është parë Dardan Molliqaj duke goditur me shuplakë njërin nga zyrtarët policor.

Molliqaj i kishte akuzuar Policinë se janë të dirigjuar politikisht dhe i ka quajtur të pa sjellshëm.

“Kjo polici mbrapa është e dirigjuar politikisht. Janë mbi shpinën time, thu ti se çka do të ju bëjë. Polic të pasjellshëm e të dirigjuar politikisht. Po ju siguroj që nuk hyjmë në objekt, se nuk jemi budallë”, kishte thënë Molliqaj.

Ai po ashtu kishte kërkuar nga Policia që t’i lejohet që të shkojë tri shkallë më lartë, në mënyrë që të mbante fjalimin e tij para protestuesve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë protestës së organizuar nga PSD-ja, janë lënduar tre zyrtarë policor.

Sipas Policisë, është  iniciuar një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.