VIDEO - Mbeturina, alga e barishte mbulojnë Liqenin në Mitrovicë

 

Liqeni Artificial në qytetin e Mitrovicës tash e sa kohë është përplot mbeturina, alga dhe barishte, të cilat po i japin pasqyrë jo të mirë projektit të përfunduar disa vite më parë e i cili premtonte pamje më të mirë për këtë lokacion.

Por siç shihet në video dhe fotografi, mirëmbajtja e këtij liqeni nuk po bëhet si duhet nga organet kompetente.

Video dhe fotot e shkrepura sot nga Kallxo.com tregojnë këto pamje të shëmtuara në Liqenin Akumulues.

Në anën tjetër komuna e Mitrovicës përmes një njoftimi në Facebook ka paralajmëruar pastrimin liqenit.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.