Foto: screenshot / TCH

VIDEO: Lezhë, vetura bie në kanal

Drejtuesi i një automjeti shpëtoi për mrekulli këtë të diel në Lezhë, pasi për shkak të një defekti makinës iu rrit shpejtësia në mënyrë të pakontrolluar dhe doli nga rruga duke përfunduar në kanal.

Aksidenti ndodhi këtë pasdite në rrugën e Lalmit të ri në Lezhë, ku drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” i cili lëvizte i vetëm fatmirësisht nuk mori lëndime.

Ekspertiza e grupit hetimor pritet të zbardhë shkaqet dhe rrethanën e plotë për mënyrën si ndodhi aksidenti, raporton Top Channel.

Pamjet mund t’i shikoni KËTU