VIDEO – Kryetari i Vushtrrisë i ndal punimet, nuk lejon kompaninë ta shtrojë asfaltin

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka ndërprerë procesin e asfaltimit të një rrugë në fshatin Novolan për shkak të pretendimit se cilësia e punimeve është e dobët.

Ai ka thënë se ka kthyer prapa kamionët me asfalt.

Sipas tij, arsyeja e ndërprerjes ishte mungesa e trashësisë së zhavorrit dhe ngjeshja.

“Sot gjatë mbikëqyrjes së punimeve në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, e cila ishte planifikuar të asfaltohet, i ndërpreva punimet dhe kamionët me asfalt u kthyen mbrapa. Arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore dhe shmangia nga paramasa (mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja)” – ka shkruar ai.

Idrizi iu ka bërë thirrje të gjithë operatorëve që marrin punë në Komunën e Vushtrrisë, të punojnë sipas projektit dhe me cilësi, pas sipas tij, do ta marrin të njëjtën përgjigje.