VIDEO: Janjevë, ujqit mbysin 90 dele

Një ngjarje jo e zakonshme ndodhi sot në Janjevë.

Mëngjesin e sotëm ujqit ia kanë mbytur rreth 90 dele të fermerit Sokol Shabani.

Shabani thotë se dëmi i shkaktuar është rreth 15 mijë euro.

Për këtë pronari kërkon mbështetje nga organet komunale.

“Ujqit na kanë mbyt rreth 90 dele, nja 70 i kemi gjetë e 20 nuk po e dimë ku janë“, tha Sokol Shabani.

Ai tha se në Komunë i kanë thënë se nuk kanë fond për këso raste. /21Media

.