Foto: Ilustrim

Lipjan, burri sulmohet fizikisht nga gruaja e tij

Një burrë nga Janjeva e Lipjanit ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30.

Ankuesi ka raportuar se pas një mos marrëveshjeje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja, me ç’rast kishte pësuar lëndime të lehta trupore.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.