Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VIDEO - Ambasadori i BE-së në Kosovë: Barazia gjinore është parim integral i BE-së

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se barazia gjinore është një parim integral i BE-së.

Ai ka shtuar se me të gjithë avancimin e të drejtave të grave, akoma nuk është e mjaftueshme.

“Me të gjithë avancimin e të drejtave të grave akoma nuk është e mjaftueshme, barazia gjinore është një parim integral i BE-së. BE-ja po e shënon këtë ditë duke adresuar sfidat dhe duke ofruar mundësinë për tranzicion, barazia gjinore po forcohet. Do të doja ta lavdëroj Kosovën si shembull i mirë për fuqizimin e grave duke dhënë pozita për lidership, është e qartë se përfaqësimi nuk është i mjaftueshëm, por është vitale që gratë të mbajnë pozita vendimmarrëse”, tha ai.

Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, me rastin e Ditës së Gruas. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në Prishtinë sot do të protestohet kundër vrasjes së grave.Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” organizon marshin tradicional protestues kundër vrasjes së grave, duke marshuar nga ora 10:00, nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe për të vazhduar deri te Qeveria e Kosovës në ora 12:00.