Çatia e Komunës së Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Veturat nën rrënojat e çatisë së objektit komunal në Prishtinë - FOTO

Sot rreth orës 13:00 ka rënë kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”.

Si pasojë një grua ka mbetur e lënduar, e njëjta është duke u trajtuar në QKUK.

Përrreth objektit të komunës disa makina kanë mbetur nën rrënojat e çatisë.

KALLXO.com sjell fotografitë nga vendi i ngjarjes:

Në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës, Zjarrfikësit ndërsa ka pasur edhe ekipe të autoambulancës.

Ekipi i KALLXO.com është duke qëndruar në vendin e ngjarjes dhe do të ju mbajë të informuar për zhvillimet.