Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë - Fushë-Kosovë

Një person është goditur nga një veturë rreth orës 21:30 në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.