Vetura dhe kamioni përfshihen në aksident trafiku në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Në bazë të fotografive të cila ka siguruar KALLXO.com, shihet se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në këtë aksident.

Nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.

KALLXO.com iu sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.