Ilustrim

Vetaksidentohet vetura në Skenderaj, bie në kanal

Një person është vetaksidentuar dje  në Skenderaj.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka përfunduar duke u përplasur dhe duke rënë në një kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjere, të cilat pas tretmanit mjekësor në QMF në Skenderaj janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë.