Vetaksident në Tomoc të Istogut, zjarrfikësit nxjerrin të lënduarin nga vetura

Në fshatin Tomoc të Komunës së Istogut ka ndodhur një vetaksident paraditen e së hënës (11.03.2024), nga i cili ka mbetur i lënduar një person.

Për ta nxjerr të lënduarin nga vetura u desh edhe ndërhyrja e zjarrfikësve, ka konfirmuar Policia për KALLXO.com.

I lënduari u dërgua në emergjencën e Spitalit të Pjesës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi ka treguar se rasti ka ndodh rreth orës 10:18.

“Njësitë policore e kanë shiquar vendin e ngjarjes, ta shohim tash sepse për momentin nuk ka diçka tjetër”, deklaroi Gashi për KALLXO.com.