Vetaksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, vdes pasagjerja, lëndohen 4 të tjerë

Një grua ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në autostradën “Ibrahim Rugova” të shtunën në mëngjes.

Sipas Policisë së Kosovës, vetura që po drejtohet nga një burrë, dyshohet se nuk ka përshtatur shpejtësinë dhe ka shkaktuar vetaksident.

Si pasojë e aksidentit, një grua që ishte pasagjere ka vdekur, ndërsa është lënduar edhe drejtuesi i automjetit.

“Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja kosovare, e cila gjatë transportit për në spital ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar vetë drejtuesi, i cili për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKUK, po ashtu lëndime kanë pësuar edhe tre fëmijë pasagjerë në veturë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.