Foto: KALLXO.com

Vërshime në Vushtrri, qytetarët tentojnë të ndalojnë ujin me kovë

Të reshurat e shiut kanë përkeqësuar situatën në Vushtrri.

Një nga rrugët e këtij qyteti është mbushur me ujë, përderisa veturat po e kanë më të vështirë se zakonisht të kalojnë përmes tyre.

Në një dyqan që gjendet afër kësaj rruge, disa qytetarë janë parë duke tentuar ta ndalojnë ujin me disa kova që të mos futet brenda dyqanit.

Pamjet tregojnë që shiu tashmë është ndalur.