Vendosen 1,639 emrat e të pagjeturve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Iniciativa e të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YIHR) ka zhvilluar një aksion në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë në shënim të ditës kombëtare për personat e pagjetur.

Simbol i këtij aksioni ishte shfaqja e një instalacioni me emrat e 1,639 personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Në aktivitetin e kësaj organizate, morën pjesë nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci dhe Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës.