Agim Veliu. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Veliu: Orët shtesë për policinë paguhen me pagën e shtatorit

Ministri i Punëve të Brendshme ka folur në seancën e Kuvendit për pagesën e orëve shtesë për zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Veliu ka bërë të ditur se orët shtesë do të paguhen me pagën e shtatorit.

“Shtesat për policisë, ne kemi pasur një takim me Sindikatën e Policisë dhe jemi dakorduar që të paguhen të gjitha orët shtesë të papaguara deri më tani me pagën e shtatorit, poashtu një shumë e mjeteve për të cilën jemi dakorduar do të paguhen me pagën e shtatorit”, ka thënë Veliu.