Vdesin dy persona që u lënduan në aksidentin në rrugën Pejë-Prishtinë

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi më herët në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Policia e rajonit të Pejës kanë bërë të ditur se personat që kanë vdekur janë një fëmijë dhe një person i moshës madhore.

Sipas Policisë, ata kishin arritur në Spitalin e Pejës pa shenja jete.

“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, si pasojë fillimisht dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy personat e lënduar  një fëmijë dhe një person i moshës madhore kanë arritur në Spital pa shenja jete”, thuhet në një njoftim për media.

KALLXO.com raportoi më herët për aksidentin në fjalë që ndodhi rreth orës 18:25.

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen 3 persona

.