Ilustrim

Bie nga ndërtesa një grua në Mitrovicë, Policia po e heton rastin

Një grua nga Mitrovica është raportuar se ka rënë nga një ndërtesë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Kështu ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe se ajo është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, është raportuar se si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima femër/kosovare, e njëjta është është dërguar për tretman mjekësor” – ka thënë Zahiti.

Ai tutje ka treguar se hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.