Vdes një person në vendin e punës në Novobërdë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, më 21.05.2024, në 10:25h një person ka vdekur në vendin e punës në Novobërdë.

Sipas raportit të PK-së, viktima derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia.

Policia tha se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ka vdekur.

Në raportin 24-orësh është thënë se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.