Policia e Kosovës

Vdes një person në Ferizaj, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Vdekja është konfirmuar nga mjeku kujdestar. Për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet.

Është raportuar se në QKMF, Ferizaj është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në njoftim.