Lajm i Fundit, Coronavirus

Vdes një pacient nga Peja, i infektuar me COVID-19

Klinika Infektive njofton se sot në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës.

Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasditës, si i dyshuar për COVID-19.

“Të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thuhet në komunikatë.

Numri i viktimave nga coronavirusi në Kosovë ka arritur në 22.