Ilustrim

Vdes një këmbësore pas goditjes nga vetura në Lipjan

Një këmbësore ka vdekur mbrëmë rreth orës 21:20, në Lipjan, si pasojë e një aksidenti.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e moskujdesit të drejtuesit të automjetit, i cili duke drejtuar automjetin në mënyrë të pasigurt ka goditur këmbësoren.

Si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar këmbësorja, ka vdekur në QKUK.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.