Vdes një grua nga Shqipëria në një vetaksident në Uglar

Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në hyrje të fshatit Uglar të komunës së Gjilanit.

Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret, shtetase e Shqipërisë ka vdekur si pasojë e aksidentit.

Rasti është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka njoftuar se janë duke u hetuar rrethanat e këtij aksidenti.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm 24.06.2021, në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetaksident e një veture ku ishin katër persona. Si pasojë e vetaksidentit disa persona me lëndime të rënda janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë zyrtari policor.