Vdes një 29 vjeçar, dyshohet se ka reshqitur teksa po mblidhte boronica në Prevallë

 

Një 29 vjeçar dyshohet se ka vdekur pasi që ka rënë në një greminë në Prevallë.

Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Prizrenit.

Sipas policisë, ai kishte dalë për të mbledhur boronica bashkë me vëllain e tij, dhe ka rrëshqitur duke rënë disa metra në një greminë të thellë.

“Sot, me date 29.08.2021, rreth ores 15:00, policia ne Prizren ka pranuar një informacion se në bjeshkët e Prevalles, përderisa dy vëllezër nga fshati Brod i Komunës së Shtërpcës kanë qenë duke mbledhur boronica, njeri nga ata ka rrëshqitur duke rënë në një greminë disa metra të thellë. Si pasojë e rrëshqitjes i njëjti nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve dhe rreth orës 16:40 njësiti i emergjencës, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes, e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se viktima është I lindur në vitin 1992.

“Njësitë e nënstacionit policor në Sredske kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet janë duke i zhvilluar hetimet rajonale të policisë në Prizren”, ka njoftuar Polica.

Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar dhe sipas njoftimit të policisë me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML(Insitutin e Mjekësisë Ligjore) për obduksion.