Vdes një 27 vjeçar në Pejë, e zuri rryma duke punuar me ekskavator

Një 27 vjeçar ka vdekur sot në Pejë pasi i njëjti teksa ka qenë duke punuar me ekskavator ka prekur telat e rrymës.

Sipas Fadil Gashit, zëdhënës në Policinë e Kosovë, ngjarja ka ndodhur në lagjen Dardania.

Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe aty është konstatuar vdekja e tij.

“Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor c cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.