Vdes nga COVID-19 mjekja nga Prishtina

Doktoresha e Qendrës Mjekësore Familjare “Mati 1”, Sevdije Korça, ka vdekur nga beteja me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur përmes një telegram ngushëllimi nga QKMF-ja.

“Sot me 21.08.2021 me dhimbe morëm lajmin per vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë kolegëve e ne veçanti stafit të QMF Mati 1, të cilët ndajtën një pjesë të  jetës dhe  punës bashkë!”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Në javën e fundit Kosova po shënon rekorde të reja me raste pozitive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona me COVID-19 ndërsa janë regjistruar edhe 2 mijë e 250 raste të reja me COVID-19.