QKMF Qendra - Prishtinë

Dërgohet pa shenja jete një grua në QKMF në Prishtinë, policia po heton rastin

Policia e Kosovës njofton se një grua është dërguar pa shenje jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e Kosovës e ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”.