Vdes në rrethana të dyshimta një person në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta në Pejë sot më 13.06.2024.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Dritan Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Ai tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot më datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në Pejë, njësitet relevante menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”- tha Rugova.

Rugova tha se me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”