COVID-19

Vdes gruaja e prekur me COVID-19 në Samadraxhë të Suharekës

Një grua e prekur nga virusi COVID-19 në Samadraxhë të Suharekës ka vdekur sot.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë e prekura me sëmudjen COVID-19, K. M. nga fshati Samadraxhë. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese”, ka shkruar Kuqi.

Ai tutje u ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, duke bërë thirrje që të respektohen masat mbrojtëse nga COVID-19.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjeres nga Samdraxha, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit. Ju lutem, respektoni masat mbrojtëse dhe kujdesuni për veten dhe familjen. Virusi eshte kudo ai është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon të na mund, bashkë mund ta përballojmë edhe këtë situatë”, ka shkruar Kuqi.

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 494  mostra të marra, 213  kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

IKSHP-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë vdekur gjashtë persona të infektuar me coronavirus duke shkuar në 164 numri i vdekjeve në vend, të cilët kanë pasur edhe  sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri total i të infektuarve ka arritur shifrën 6,680 raste.

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë