Policia e Kosovës
Vdes 54-vjeçari nga Shqipëria, vetaksidentohet në Gjakovë
01.9.2023 - 22:42
Një shtetas i Shqipërisë ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Vogovë në Gjakovë.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën”- ka thënë Elezaj.
Elezaj ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit si dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.