Autoambulanca - Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vdes 30 vjeçarja nga Skenderaj, dyshohet se u hodh nga kati i tretë

Një grua ka vdekur në Skenderaj dje pasi dyshohet se u hodh nga kati i tretë i një ndërtese.

KALLXO.com mëson se viktima është 30-vjeçare.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK, ku edhe ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.