Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdekja në Pejë, dyshohet se viktima ka vdekur nga energjia elektrike

Një nënë në Pejë dje kishte raportuar se djali i saj probleme psikike është gjetur pa shenja jete.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi për KALLXO.com ka konfirmuar se trupi i pajetë i viktimës që ishte gjetur i vdekur nga nëna e tij në Pejë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në anën tjetër, burime të KALLXO.com bëjnë me dije se ai ka qenë duke punuar në një objekt si roje, përderisa dyshimet e para tregojnë se viktima ka vdekur nga energjia elektrike.

Rasti në fjalë është raportuar sot në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Pejë, nëna e gjeti pa shenja jete djalin e saj