Vdekja e një personi në Pejë, prokuroria jep detaje

Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta sot më 13.06.2024 në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për KALLXO.com se prokuroria është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Nikçi tha se me vendim të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është një rast që dyshohet se ka bërë vetëvarje. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet për obduksion. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore rreth rastit”- tha ai.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Dritan Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Ai tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot me datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”- tha Rugova.

Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Vdes në rrethana të dyshimta një person në Pejë, Prokuroria nis hetimet