Greva e punëtorëve të KRU “HidroDrini” në Pejë. Foto: Kryetarja e Sindikatës së Punëtorëve, Angjelina Krasniqi
Vazhdon greva e punëtorëve të KRU “HidroDrini” në Pejë, kërkojnë rritjen e koeficientit të pagës
14.3.2024 - 22:18
Kryetarja e Sindikatës së punëtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “HidroDrini” në Pejë, Angjelina Krasniqi, ka njoftuar se edhe sot, më 14.03.2024 ka vazhduar greva e punëtorëve në Pejë dhe njësitë nëpër komuna.
Greva po mbahet në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës, përkatësisht me koeficientin e ulët të pagës.
Krasniqi paralajmëroi se greva do të zhvillohet edhe nesër, më 15.04.2024, nga ora 08:00 deri në 09:00.
Kryetarja e Sindikatës njoftoi se po shqyrtohet mundësia që nga dita e hënë të ketë grevë gjatë tërë orarit të punës.